NEW BASKET - FERONIKELI

New Basket i kthehet fitoreve
28 January, 2022 @21:16
Pas humbjes ndaj Vëllaznimit në xhiron e kaluar, New Basket e mposhti Feronikelin me rezultat 119-83.
Me dominim total, New Basketi ka shënuar pikët më të larta të xhiros së 11 në Ligën e Parë me 119 sosh.
Visar Ejupi me 28 pikë e 6 kërcime ishte më i dalluari te skuadra prizrenase së bashku me Gent Shala e Egzon Kuqi që shënuan me nga 16 pikë secili.
Te Feronikeli nuk mjaftuan për fitore 27 pikët e Bunjan Haskut dhe 24 të Denis Rambushajt.
New Basket tani ka bilans prej 5 fitoreve e 6 humbjeve, kurse Feronikeli është skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë me 0 fitore e 11 humbje.
Në xhiron e 12 New Basket takohet me MH Prishtinën, derisa Nikli me AS Prishtinën.