Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HISTORIKE

James Harden me 20.000 pikë

James Harden me 20.000 pikë


12 January, 2020 @10:17

Houston Rockets e mposhti sot në mëngjes Minnesota Timberwolvesin me rezultat 139-109.

Super ylli i raketave, James Harden, duke shënuar 32 pikë, e kaloi cakun e 20 mijë pikëve në karrierën e tij.

Harden u bë lojtari i 45 në histori të NBA-së që e arriti cakun e 20 mijë pikëve dhe lojtari i shtatë më i ri me 30 vjet e 138 ditë.

Houston Rockets me 26 fitore e 12 humbje aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA