OKC - LAKERS

Lakers fiton pa Jamesin e Davisin
12 January, 2020 @9:54
Lideri i Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers, e mposhti Oklahoma City Thunderin me rezultat 110-125.
Në ndeshjen ku nuk luajtën dy yjet LeBron James dhe Anthony Davis, Lakersat gjatë gjithë ndeshjes asnjëherë nuk e lëshuan epërsinë që e kishin krijuar dhe e mposhtën me lehtësi kundërshtarin.
7 lojtarë te LAL luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre më së shumti u dalluan Kyle Kuzma me 36 pikë e 7 kërcime dhe Rajon Rondo me 21 pikë, 12 kërcime e 8 asistime.
Te Oklahoma më i miri ishte Danilo Gallinari me 24 pikë.
Kjo ishte fitorja e tetë rresht për Los Angeles Lakers, derisa me 32 fitore e 7 humbje gjenden në krye të Perëndimit. Në anën tjetër, Oklahoma gjendet në pozitën e shtatë me 22 fitore e 17 humbje.