Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS - LAKERS

James me triple-double, Lakers fiton me vështirësi

FOTO / NBA

James me triple-double, Lakers fiton me vështirësi


2 January, 2021 @9:01

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, mposhti San Antonio Spursin me rezultat 103-109.

Lakers e fitoi kundërshtarin në minutat e fundit të ndeshjes, pasi që Spurs e kishte barazuar rezultatin ne 2 minutat e fundit, por megjithatë skuadra e Los Angelesit nuk e lëshoi ndeshjen dhe e arriti qëllimin në fund.

Super ylli LeBron James shkëlqeu me triple-double prej 26 pikë, 11 kërcime e 10 asistime te Lakers, derisa koshashënuesi më i mirë ishte Anthony Davis me 34 pikë.

Davis gjithashtu luajti edhe me 11 kërcime e 5 asistime.

Te Spurs më i dalluari ishte Keldon Johnson me 26 pikë e 10 kërcime.

Los Angeles Lakers me 4 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore, kurse San Antonio Spurs me 2 fitore e 3 humbje në pozitën e tetë.


 
Të gjitha lajmet nga