Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI I KAMPIONIT, PËRSËRI I STRUGËS

Struga mposhti Shkëndijën si mysafire dhe mbrojti titullin e kampionit

Foto: FC Struga/ Futbollistët dhe stafi i Strugës, pas fitores ndaj Shkëndijës në Tetovë

Struga mposhti Shkëndijën si mysafire dhe mbrojti titullin e kampionit


14 May, 2024 @8:35

Në derbin e luajtur të dielën në Tetovë, Struga që emëroi javë më parë trajnerin e ri të ekipit Meriton Gega në vend të Shpëtim Duros fitoi duelin ndaj Shkëndijës tetovare dhe siguroi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut për herë të dytë me radhë.

Para ndeshjes, të dyja skuadrat kishin pikë të njëjta (nga 61) kur kishin mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit. Prandaj, si Shkëndija ashtu edhe Struga e dinin se fitorja në këtë duel - sjell titullin. E këtë e vendosi gjatëa ndeshjes sulmi me përvojë. Struga u tregua klinike në këtë ndeshje. Shkëndija dominoi me raste gjatë gjithë pjesës së parë, derisa ishi i tyre i ndëshkoi me një goditje precize. E njëjta i gjeti edhe në fillim të pjesës së dytë dhe më nuk kishte kthim për kuqezinjtë tetovarë.

Sulmuesit me përvojë të ekipit strugan kanë bërë dallimin në ndeshje, ndërsa skuadrës nga burimi i Drinit të Zi epërsinë ia dha Besart Ibraimi me golin e 15. sezonal në minutën e 43. të ndeshjes, para se Marjan Radeski të vulos fitoren 0-2 në minutën e 48. të ndeshjes, Shkëndija - Struga 0-2 [Ibraimi 43’, Radeski 48’]. Ibraimi ka bërë edhe 13 asistime këtë stinor te Struga.

Festë e madhe u bë në Strugë buzë Drinit, ndërsa në anën tjetër Shkëndija do të duhet të bëj diçka më shumë për t’iu rikthyer titullit kampion, pasi që tashmë po bëhen tre stinorë pa titull, pas të fundit të fituar në stinorin 2021/22.

Derisa Ibraimi falenderoi përkrahësit dhe veçoi familjen, në festën e titullit për faqen zyrtare të Strugës tha se “titujt e fituar në moshë, shijojnë më shumë”, në anën tjetër trajneri i ri i ekipit Gega, nuk ka harruar të përmend pararendësin e tij pas sigurimit të titullit.

“Fillimisht dua ti falënderojë lojtarët për ndeshjen që e bënë në fushën e blertë, kanë qenë perfekt në detyrat që iu kemi dhënë, kjo nuk është merita ime vetëm për këto dy ndeshje, nuk duhet harruar këtu edhe profesor Shpëtim Duron, që ka qenë gjatë gjithë kohës me neve, pra të themi se merita ka edhe ai, normalisht edhe lojtarët dhe neve si staf kemi punuar dhe në fund kemi arritur qëllimin që të bëhemi kampion.” - tha Meriton Gega, pas ndeshjes.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga International