Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PUSHIM

Javë për të pushuar

BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv

Javë për të pushuar


2 November, 2015 @9:57

Balkan League, ku marrin pjesë tre ekipe kosovare - pushon këtë javë. Asnjë ndeshje në programin e javës së parë të muajit nëntor, derisa skuadrat mund të reflektojnë për rezultatet e arritura në 2-3 ndeshjet e para të zhvilluara. 

Sigal Prishtina, që ka shënuar 2 fitore në 2 ndeshjet e para në BIBL, në fakt duhet të mendojë për FIBA Europe Cup këtë mesjavë, ku pret Astanan. 

Peja, ka zhvilluar gjithashtu dy ndeshje deri më tani, ku ka të regjistruar 1 fitore dhe 1 humbje. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Ndërsa Bashkimi, ka më së shumti ndeshje të zhvilluara, ku pas fillimit me fitore, ka shënuar edhe dy humbje. Bashkimi në fakt ka edhe tre mungesa, pas lëndimit të Granit Rugovës, operimit të Imer Tahirit dhe largimit të Efthimios Tsakalerisit, ashtu që duhet konsoliduar më shpejt ekipin. 

 


 
Të gjitha lajmet nga