2 KORRIKU - VLLAZNIA

Foto: 2 Korriku
Jetullahu e Sejdiu për fitore, 2 Korriku afrohet
13 March, 2021 @15:05
Tri pikë nga ndeshja e sotme për 2 Korrikun!
Skuadra prishtinase e mposhti 2-1 Vllazninë nga Pozherani, e golat e fitores erdhën nga Jetullahu (7’) dhe Sejdiu (81’).
Për mysafirët nga Pozherani goli u shënua në minutën e 16’ të ndeshjes.
Kjo fitore bën që 2 Korriku t’iu afrohet kryesuesve në Grupin B të Ligës së Parë, kurse Vllaznia momentalisht është e parafundit në atë grup.