Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Juve s’fal

REUTERS/Massimo Barbanera

Juve s’fal


16 December, 2012 @16:59

Me Antonio Conten në krye, Juventusi në pjesën e parë ka kryer punën ndaj Atalantas. Malaziasi Mirko Vucinic, Andrea Pirlo dhe Claudio Marchisio kanë qenë golashënues në ndeshjen e sotme. 

Të tre golat kanë ardhur në 27 minutat e para të takimit, e prej atij momenti rezultati ka mbetur i tillë deri në fund të takimit. 

 

Me fitoren e sotme Juventusi do të kalojë festat e fundvitit si kampion i gjysmëstinorit. 

 

Edhe Milan ka arritur të kalojë lehtë sot pengesën e quajtur Pescara. Antonio Nocerino, dy autogola nda delfinët dhe në fund Stephan El Shaaraëy kanë shënuar për fitoren prej 4-1 të rossonerëve të cilët kanë arritur deri në vendin e shtatë të tabelës. 

 

Roma në anën tjetër është mposhtur nga Chievoja në Veronë. Kosovari me pashaportë finlandeze, Përparim Hetemaj ka luajtur 76 minuta për veronezët, kur është zënvendësuar. 

 

REZULTATET

 

Juventus - Atalanta 3-0

Milan - Pescara 4-1

Chievo - Roma 1-0

Catania - Sampdoria 3-1

Parma - Cagliari 4-1

 


 
Të gjitha lajmet nga