Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI ME DERBI LOKAL NË LIGË TË PARË

Kalaja, fiton derbin lokal

KB Kalaja, fituese e derbit lokal

Kalaja, fiton derbin lokal


29 November, 2015 @22:23

Prizreni sot ka parë derbin lokal në Ligë të Parë të basketbollit, ndërmjet Megasportit dhe Kalasë. 

Fitues ka dalë Kalaja pas një ndeshjeje interesante, derisa loja shkonte ngushtë në pjesë të parë. 

Sidoqoftë, Kalaja e drejtuar nga Arbnor Rifati ka qenë më e mirë në pjesë të dytë karshi Megasportit të drejtuar nga Dituri Shpejti dhe ka shënuar fitore me 14 pikë epërsi në fund. 

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Te Kalaja, basketbollistët më të dalluar kanë qenë Valon Bunjaku e Somel Shaqiri, derisa te Megasporti u dalluan Fisnik Pula e Shkodran Gashi

Kalaja pas 8 ndeshjeve të zhvilluara ka bilanc prej 5 fitoreve e 3 disfatave, derisa Megasporti në 7 ndeshjet e zhvilluara ka 2 fitore e 5 humbje. 


 
Të gjitha lajmet nga