Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Kampionati mund të mos vazhdojë

Kampionati mund të mos vazhdojë


15 March, 2020 @22:20

Në ditët e ardhshme Bordi i FBK-së pritet të vendos për të ardhmen e stinorit 2019/20.

Kështu së paku ka thënë sekretarja e FBK-së Elvira Dushku për Koha.net sot, duke bërë të ditur se FBK është duke e shikuar mundësinë për të vendosur më së largu pasnesër për fatin e stinorit.

”Është opsion që mos të vazhdohet. Jemi duke shikuar mundësitë si të përfundojmë edicionin. FIBA na përkrah në çdo vendim”, ka thënë ndër të tjera Dushku, për Kohën.

Qeveria e Kosovës ka pezulluar të gjitha aktivetet sportive në Kosovë për shkak të pandemisë së coronavirusit, ndërsa disa skuadra sot kanë bërë të ditur se kanë liruar lojtarët e huaj.


 
Të gjitha lajmet nga