MIQËSORE: BASHKIMI F - TIRANA F
Kampionet shpërthejnë në fund
4 October, 2018 @17:07
Vashat e Bashkimit të Prizrenit, që janë kampione aktuale të Kosovës në basketboll, duke shpërthyer në çerek të fundi të ndeshjes ndaj atyre të Tiranës, kanë shënuar fitore 71-67.
Fitorja, përkundër se në miqësore, është e rëndësisë së madhe për vashat e drejtuara nga trajneri Edin Kërveshi, të cilat kanë marrë veten pas humbjes befasuese në Superkupë nga Prishtina.
Tiranaset kryen çerekun e parë të ndeshjes me 10 pikë epërsi, 15-25. Më pas Bashkimi ulë atë për të kryer pjesën e parë me 30-36. Çereku i katërt përsëri i takoi tiranaseve, që shtuan epërsinë 41-50.
Por, në çerek të fundit vajzat e ekipit të Prizrenit kanë treguar forcën e vërtetë duke përfunduar çerekun 30-17 për përfundimtaren 71-67.
Amerikanet e Bashkimit kanë qenë më të dalluarat dhe të vetmet që kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore për ekipin, duke shënuar mbi gjysmën e pikëve të skuadrës.
Danisa Shaw ka kryer ndeshjen me 32 pikë të shënuara, 8 kërcime e 7 asistime, ndërsa Mary Stewart me 27 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër te ekipi i Tiranës, që drejtohet nga Erdall Borova, janë dalluar Suzana Milovanovic me 19 pikë, 12 kërcime e 4 asistime si dhe Elektra Zykaj që shënoi 13 pikë e 8 kërcime.