SHIKUESIT E XHIROS II
Mitrovica ia kaloi krejt Superligës
3 October, 2018 @12:07
Edhe pse KB Trepça edhe pas dy xhirove nuk ka shënuar fitore në Superligë, publiku i Mitrovicës është si duket më i interesuari për të parë ndeshjet e ekipit në elitë të basketbollit.
Së paku kështu është shkruar në raportin zyrtar të KG-së, pas ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së dytë të Superligës, ku palestra “Minatori” në Mitrovicë, ka regjistruar më shumë shikues sesa të gjitha ndeshjet tjera (tre).
Ndeshjen Trepça-Ylli e kanë shikuar 600 shikues. Prizreni-Borea 200. Prishtina-Lipjani 150, ndërsa Rahoveci-Bashkimi 50, ka shkruar Informatori Nr 2 i Superligës.
Pra “Minatori” ia ka kaluar i vetëm, bashkë tërë Superligës, që nuk ka arritur të kalojë 400-shin me tri ndeshje.