EUROLEAGUE

Kampioni dehet me Efes
19 October, 2012 @2:37
Në sallën Abdi Ipekçi, vitin e kaluar Olympiacosi e kishte ngritur kupën e Euroleague-së, me një rikthim senzacional prej disavantazhit 19 pikësh kundër CSKA Moskës.
Kësaj radhe, skuadra turke Anadolu Efes, nuk gabojë sikurse CSKA Moska vitin e kaluar, ku pjesën e parë e përfundoi me 20 pikë epërsi.
Në pjesën e dytë, skuadra greke ia nisi ndeshjes si rrufe, ku arriti ta shkrijë epërsinë në 11 pikë, por Efesi u kthjellë shpejtë dhe e kontrollojë ndeshjen deri në fund ku dhe fituan ndeshjen me rezultat 98-72.
Lojtari i ndeshjes ishte Jordan Farmar, i cili shkëlqeu me 28 pikë 8 kërcime dhe 9 asistime. Me këtë fitore, Anadolu Efes arriti fitoren e parë në Euroleague.
Real Madridi për një pikë
Skuadra spanjolle Real Madrid pësoi humbjen e parë në Euroleague kundër Khimkit me rezultat minimal 86-85.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, fati i Los Blancosve, ishte në duart e Rudi Fernandezit, i cili depertoi por nuk arriti të realizojë, ku dhe përfundoi ndeshja me epërsi minimale.
Më i miri tek rusët ishte Kresimir Loncar me 16 pikë, ndërsa në anën tjetër Fernandez luajti me 15 pikë së bashku me Felipe Reyes.
Fituan ata me pasaportë
Ylli i Fenerbahçes Romain Sato, ishte kthyer në Stambollë me vendimin e kryesisë së klubit, sepse për shkak të problemeve me pasaportë, ai u arrestua në Slloveni, dhe nuk kishte fjetur siç duhet e për këtë turqit nuk e rrezikuan fare.
Megjithatë, Fenerbahçe Ulker, e shfrytëzoi yllin tjetër Boo McCaleb i cili luajti rol të rëndësishëm në fitoren e dytë të skuadrës turke me 17 pikë të shënuara.
Ndeshja përfundoi me rezultat 81-75 në favor të Fenerit. Më këtë fitore kanarinat u vendosën në pozitën e parë të grupit A.
Rezultatet e takimeve:
Grupi A
BC Khimki Moscow Region – Real Madrid 86-85 Union Olimpija Ljubljana – Fenerbahce Ulker Istanbul 75-81
Grupi C
Cedevita Zagreb – EA7 Emporio Armani Milan 71-83 Anadolu Efes Istanbul – Olympiacos Piraeus 98-72 Caja Laboral Vitoria – Zalgiris Kaunas 71-77