SIGAL PRISHTINA
Kampioni përgatitet për të hapur vitin 2017
9 January, 2017 @21:07
Kampionja e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, ka kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Beroes në BIBL, që edhe zyrtarisht hap vitin 2017 me lojë.
Aktualisht, bardhekaltërit do të udhëhiqen nga ndihmës trajnerët Andin Rashica dhe Arben Nixha, derisa trajneri italian Marco Calvani që ka marrë ofertën nga drejtuesit e ekipit, pritet të vendos pas datës 15 janar 2017 nëse do të nënshkruajë apo jo kontratën.
Calvani është duke shikuar nga afër Sigal Prishtinën, ndërsa nesër do t’i sheh për herë të parë në një ndeshje.
Gjithashtu, nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve pritet të debutojnë edhe përforcimet e fundit të ekipit, Nenad Delic, Grant Johnson dhe i rikthyeri Urim Zenelaj.
Ndeshjen e parë mes Beroes dhe Sigal Prishtinës e kishte fituar ekipi bullgar me 15 pikë dallim.