CP3
Lojtari i dhjetë me mbi 8 mijë asistime
9 January, 2017 @11:02
Dirigjenti i Los Angeles Clippersit, Chris Paul, në ndeshjen kundër Miami Heatit luajti me 18 asistime dhe kaloi cakun e 8 mijë asistimeve në karrierë.
Paul, u bë lojtari i dhjetë në histori të NBA-së, që e arriti cakun e 8,000 asistimeve, derisa aktualisht i ka 8,012 asistime në total.
Clippers gjithashtu e fitoi ndeshjen kundër Miamit, me rezultat 98-86.