GAME 5: KBF BASHKIMI - KBF PENZA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Kampionja e Ligës së femrave caktohet në Prizren
29 April, 2021 @10:44
Sot do të luhet ndeshja e fundit dhe më e rëndësishmja në Ligën e Femrave për stinorin 2020/21.
KBF Bashkimi dhe KBF Penza, do të përballen për herë të fundit për ta caktuar kampionen e stinorit.
Në 4 ndeshjet e luajtura në serinë finale, që të dyja skaudrat e mposhtën nga 2 herë njëra tjerën.
Ndeshja e pestë do të luhet nga ora 19:00.