Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITJE NË RENDITJE

Kapiteni vendos, Ferizaji i ikë rrezikut momentalisht

Kapiteni vendos, Ferizaji i ikë rrezikut momentalisht


16 April, 2025 @18:48

Dominim me raste, ndërsa kapiteni Edon Sadriu ka vazhduar me formë tepër të mirë të tijën për t’ia sjellë Ferizajit edhe një fitore në Superligë dhe për të shtuar gjasat për mbijetesë edhe më shumë. Për Ferizajin kjo ka qenë fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit kampionale.

Kjo, pasi që Ferizaji sot në shtëpi mposhti Malishevën me rezultat minimal, Ferizaji - Malisheva 1-0 [Edon Sadriu 35’], pasi që Valmir Nafiu me krosim gjeti Sadriun në zonë, që shënoi në portën e Ilir Avdylit. Para kësaj, Sadriut iu referuar një penallti, por referi Genc Nuza anuloi vendimin e tij pasi që e pa edhe njëherë rastin në VAR.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, Malisheva pati një rast gjatë ndeshjes pak më të mirë për tu thënë, ndërsa Ferizaji humbi edhe tre raste të mira, e në dy prej tyre reagoi shumë mirë Avdyli, që siguroi mysafirët të mbeten në lojë deri në fund të ndeshjes. E kah fundi, Arbër Pira në tentim për të nxjerrë penallti mori karton të verdhë nga Nuza, për tu përjashtuar nga ndeshja pasi që një e kishte marrë edhe më herët.

Në fund, fitorja çon Ferizajin në pozitë të katërt të renditjes me 41 pikë nga 29 ndeshje. Edhe pse pozita e katërt, dallimi është 8 pikë nga zona e rënies, e 6 pikë nga zona për të dalë në gara evropiane! Malisheva mbetet e treta në renditje me 47 pikë, pasi që pësoi humbjen e tetë sezonale sot.


 
Të gjitha lajmet nga