MALISHEVA - DUKAGJINI

Foto: FC Malisheva
Katër gola në Malishevë, pikët ndahen
12 December, 2021 @14:52
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot mes Malishevës dhe Dukagjinit në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në Superligë
Në fund, rezultati final mes skuadrave ishte 2-2 (Agron Bruqi 58’, Dren Kryeziu 62’ / Ergyn Ahmeti 44’, Bujar Shabani 65’).
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për Dukagjinin, që kaloi në epërsi falë golit të Ergyn Ahmetit në minutën e 44’, e më pas pjesa e dytë dhuroi edhe 3 gola.
Ishte Malisheva ajo që shënoi dy herë radhazi në pjesën e dytë, duke e rikthyer ndeshjen në anën e saj për pak minuta. Për 1-1 shënoi Agron Bruqi (58’), e më pas Dren Kryeziu (62’) shënoi për 2-1.
Por, Dukagjini nuk u dorëzua. Në minutën e 65’, i shërbyer nga Jean Carioca, Bujar Shabani i Dukagjinit shënoi për 2-2.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes më gola nuk pati, ndonëse të dyja skuadrat provuan ta gjenin golin, dhe kështu ndeshja u mbyll me barazim 2-2.
Kujtojmë që në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në Klinë, Dukagjini fitoi me rezultat 2-0.
Pas këtij barazimi, Malisheva shkon në pushimin dimëror me 19 pikë të tubuara, kurse Dukagjini ka një më pak.