GJYQTARËT E NDESHJES
Katërshja molldave ndan drejtësinë në Kazakistani-Shqipëria
11 October, 2020 @11:15
Përballja e tretë e Grupit 4 të Ligës C të Kombeve për Shqipërinë, ndaj Kazakistanit si mysafir sot në Astana do të referohet nga katërshja e referëve molldav.
Dumitri Muntean është referi kryeso i ndeshjes, ndërsa ai do të ndihmohet nga Andrei Bodean dhe Vasili Ermischin, kurse referi i katërt i ndeshjes do të jetë Veaceslav Banari.
Përballja Kazakistani - Shqipëria nis në ora 15:00 sot dhe i përket ndeshjeve të treta të grupit, derisa secili ekip në këtë skuadër ka nga 3 pikë, duke shënuar fitore si mysafir.