Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS VENDIMIT

KB Borea bie edhe nga Liga e Parë

TOPSPORTI/ Arkiv/ A. Paçarizi

KB Borea bie edhe nga Liga e Parë


22 May, 2020 @23:36

Skuadra pejane e basketbollit, KB Borea, pas rënies në stinorin e kaluar nga Superliga e Kosovës ka vazhduar me formë jo të mirë dhe tash ka rënë edhe nga Liga e Parë e Kosovës në basketboll.

Ekipi i ri pejan ka qenë i fundit në klasifikim të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll dhe kështu pas vendimit të sotëm të FBK-së, ata do të bien një rang mëposhtë, në Ligën e Dytë të Kosovës në basketboll.

TABELA AKTUALE

Në vend të Boreas, në Ligë të Parë vjen ekipi me bilans më të mirë nga Liga e Dytë KB Megasports nga Prizreni.

Gjasat për të shpëtuar stinorin në Ligë të Parë ka KB Newbasket nga Prizreni, që do të luaj gjatë shtatorit në PlayOut ndaj ekipit nga Liga e Dytë, AS Kastrioti. Fituesi i këtij dueli të PlayOuti do të luaj në stinorin 2020/21 në Ligë të Parë, ndërsa humbësi në Ligë të Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë