Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: KBF PRISHTINA - KBF TREPÇA

KBF Prishtina hap Play Offin me fitore

KBF Prishtina hap Play Offin me fitore


30 March, 2022 @18:10

Liderja e stinorit të rregullt, KBF Prishtina, formën e saj ka vazhduar edhe në Play Off.

Skuadra e vetme pa humbje në këtë stinor në Ligën e Femrave, Prishtina, e nisi me fitore edhe në Play Off, ku në ndeshjen e parë gjysmëfinale e mposhti Trepçën me rezultat 76-64.

Vashat prishtinase në çerekun e parë shënuan 19 pikë dhe pësuan 7 pikë. Trepça në pjesën e mbetur nuk u dorëzua dhe luftoi për fitore, por Prishtina e kishte kontrollin.

Prishtina në këtë ndeshje luajti pa Sarah Mgbeike, derisa më e dalluara ishte Agnesa Rrahmani me 22 pikë, 7 kërcime e 5 asistime. Agnesa u ndihmua edhe nga

Stasha Carey me 16 pikë e 10 kërcime, Arbnore Përquku me 15 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Diellza Dekaj me 12 pikë.

Te Trepça u veçuan Ta’Sharra Jeffries me 35 pikë, 5 kërcime, 5 topa të rrëmbyer e 3 asistime dhe Kelly Santos me 14 pikë, 15 kërcime e 5 asistime. Dy basketbollistet ishin të vetmet me pikë dyshifrore te skuadra mitrovicase.

SKEMA E PLAY OFFIT

Prishtina me këtë fitore kaloi 1-0 në epërsi në seri. Ndeshja e dytë do të luhet në Mitrovicë. Skuadra e cila shënon 2 fitore kualifikohet në finale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave