ANALIZA E FFK-se
KE i FFK-së analizoi paraqitjen e Kosovës në Ligë të Kombeve
9 September, 2020 @12:14
Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se Komiteti Ekzekutiv (KE) i saj ka analizuar dy ndeshjet e Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sipas tyre, mungesat e mëdha në përbërje për shkak të pandemisë kanë refletuar në rezultatet e synuara, të cilat nuk janë bërë të ditura se cilat kanë qenë.
“KE analizoi edhe zhvillimin e dy ndeshjeve të Kombëtares A në Ligën e Kombeve dhe Kombëtares U-21 duke konstatuar shumë mungesa të mëdha në përbërje për shkak të gjendjes së pandemisë, gjë që ka reflektuar edhe në rezultatet e synuara,” është thënë në njoftim.
Gjithashtu është konstatuar se organizimi ka qenë i nivelit të lartë.
“KE konstatoi se organizimi i këtyre dy ndeshjeve ishte në nivel të lartë, por gjithsesi u ndje shumë mungesa e shikuesve,” ka shkruar më tej njoftimi i FFK-së.
Ndërsa sa i përket synimit madhor, aty është thënë që KE shpreson që kombëtarja të jetë e kompletuar për përballjen ndaj Maqedonisë Veriore.
“KE theksoi se tash prioritet i të gjithëve është ndeshja e ‘play-off’-it për kualifikim në Evropian kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në tetor. KE shpreson që Kombëtarja do të jetë e kompletuar dhe mbase nuk do të dalin pengesa për shkak të gjendjes së Covid-19,” është theksuar aty.
Duelet e radhës për Kosovën janë mjaft të ngjeshura, por ajo e para ndaj Maqedonisë Veriore, llogaritet synimi madhor dhe primar, pasi që fitorja çon një hap para kualifikimit në EURO 2020 që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm.
PLAYOFF I LIGËS D TË KOMBEVE 2018/19, DREJT EURO 2020:
Maqedonia e Veriut - Kosova, 8 tetor 2020;
LIGA C E KOMBEVE, GRUPI 3:
Kosova - Sllovenia, 11 tetor 2020;
Greqia - Kosova, 14 tetor 2020;
FINALJA E PLAYOFFIT TË LIGËS D TË KOMBEVE 2018/19 DREJT EURO 2020:
Fituesi i ndeshjes Gjeorgjia/Bjellurosia - fituesi i ndeshjes MaqedoniaVeriore/Kosova, 12 nëntor 2020 (18:00).