Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Kika gjobitet me 1 mijë euro

Foto: FCKika/fb

Kika gjobitet me 1 mijë euro


27 October, 2022 @11:48

Komisioni Disiplinor i Ligës së Parë të Kosovës, ka gjobitur skuadrën e Kikës së Hogoshtit të Kamenicës me 1 mijë euro.

Në Vendmin e botuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës bëhet e ditur se Kika dënohet me gjobë në shumë prej 1 mijë eurove, ndërsa ka tetë ditë afat për ankesë, kurse dënimi ka ardhur për lëshim në organizim e ndeshjes, Kika - Vllaznia.

Në Vendimin për KF Kikën, shkruan:

“KF ”KIKA”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Kika – Vllaznia (P). Nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm të mbledhësve të topave. Pas përfundimit të ndeshjes një simpatizues i ekipit vendas futet në fushën e lojës, i afrohet referëve dhe i ofendon ata. Poashtu edhe gjatë gjithë ndeshjes ka pas ndezje të fishekzjarreve tymuese, por që nuk është penguar zhvillimi i ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”

Kjo ndeshje, që u luajt në kuadër të xhiros X të Ligës së Parë të Kosovës në Grupin B, kishte përfunduar me rezultat 0-0, derisa skuadrat ndanë pikët.


 
Të gjitha lajmet nga