Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

King James godet në fund

King James godet në fund


13 February, 2014 @11:11

MVP i katërfishtë, LeBron James, përsëri i tregoi aftësitë e tij, duke ia sjellë fitoren e Miami Heatit në sekondat e fundit.

Fundi i ndeshjes kishte plotë emocione, kur epërsia kalonte herë në një anë herë në anën tjetër. Por, King Jamesi, krejt në fund, e vulosi ndeshjen duke shënuar një tresh të vështirë, për ta bërë rezultatin 111-110 në favor të kampionit aktual Miamit.

Jamesi, shkëlqeu në parket, ku për një asist nuk arriti të bëjë triple-double. Ai luajti me 36 pikë, 13 kërcime e 9 asistime.

Ndërsa në anën tjetër, Stephen Curry u dallua me 29 pikë dhe ishte i saktë 100% nga vija e treshit me katër tentime, por nuk mjaftoi për fitoren e luftëtarëve.

Miami Heat, me 37 fitore e 14 humbje, gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Lindore.


Video

Shënimi i Jamesit në fund të ndeshjes



 
Të gjitha lajmet nga