DUELI I RIVALËVE TË VJETËR

Foto: nba.com/celtics
Kobe me 34, por Bostoni s’lëshon pe
4 April, 2016 @9:47
Ylli që do të pensionohet në fund të stinorit, Kobe Bryant, ka shënuar 34 pikë për Los Angeles Lakersin. Mirëpo, pikët e tij nuk mjaftuan për fitore të ekipit.
“Ta dini, kjo është ndeshja e parë prej sa kohësh kur Kobe ka qenë gjatë gjithë ndeshjes serioz,” ka thënë Byron Scott pas ndeshjes.
Sidoqoftë, Isiah Thomas me 26 pikë ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e duelit ndërmjet rivalëve të vjetër të NBA-së.
Mbi 20 pikë në këtë përballje i shënoi edhe Jae Crowder, që me 22 pikë, 4 asistime dhe 5 kërcime kontribuoi mjaft në fitoren 100-107 të ekipit, që u sigurua në çerekun e fundit të ndeshjes të cilën Celtics e morri me 30-25.
Te Lakers përveç Bryantit, në ditë të mirë ka qenë edhe Julius Randle, që ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 20 pikëve dhe 10 kërcimeve.