KOSOVA - SUEDIA
TOPSPORTI / A.P
Kokëdhimbje për Challandes, lëndohet dhe një lojtar
27 March, 2021 @11:54
Edhe një lajm aspak i mirë për përfaqësusen e Kosovës në futboll.
Përmes një njoftimi zyrtar, FFK pak minuta më parë njoftoi opinionin që lëndim ka pësuar mesfushori Valon Berisha dhe rrjedhimisht nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Kosova e luan nesër (28 mars) ndaj Suedisë.
Në vazhdim të njoftimit thuhet që do të bëhet e pamundura që Valoni të rikthehet për ndeshjen ndaj Spanjës, e cila luhet 3 ditë më vonë.
Kujtojmë që përveç Berishës, për shkak të lëndimit, ndaj Suedisë do të mungojë edhe Amir Rrahmani, kurse i suspenduar është Ibrahim Dreshevic.