BRANIMIR PAVIC, TRAJNER I PEJËS
Kontrolluam gjithçka
21 January, 2016 @11:54
I lumtur me punën e mirë që ka bërë ekipi në fitoren e shtatë me radhë në kuadër të BIBL, Branimir Pavic trajner i Pejës ka thënë pas ndeshjes së mbrëmshme se kjo ndeshje ka qenë test i mirë për ekipin para derbit vendor ndaj Bashkimit.
“Kemi bërë punë të mirë në çerekun e parë të ndeshjes dhe kemi vazhduar të kontrollojmë rezultatin gjatë çerekëve tjerë,” ka thënë ai fillimisht.
“Kjo ndeshje mund të them që ka qenë test i mirë për përballjen ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës,” ka shtuar Pavic shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Peja ka përfunduar fazën e parë grupore të BIBL si lider i Grupit B me 7 fitore dhe 1 humbje. Në fundjavë ata përballen me Bashkimin në Superligë.