Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDRE DRUMMOND

Rekord në huqje

nba.com

Rekord në huqje


21 January, 2016 @11:25

Në NBA, caktohet lojtari me përqindjen më të ulët të shënimeve nga gjuajtjet e lira dhe faulohet me qëllim, kjo taktikë quhet “Hack”.

Këtë taktikë mbrëmë e përdori trajneri i Houstonit, John-Blair Bickerstaff, duke bërë faulime që nga fillimi i çerekut të tretë, në Andre Drummond.

Qendra e Detroitit, shkoi në vijën e gjuajtjes së lirë, 36 herë, derisa prej tyre i shënoi vetëm 13 dhe duke i huqur 23 e theu rekordin e NBA-së në këtë aspekt.

Drummond në lidhje me pytjen pas ndeshjes për rekordin jo të mirë tha: 

“Ne e fituam ndeshjen sonte, kjo është me rëndësi. Unë nuk shutoj për t’i huqur të gjitha, kam punuar mjaft për ta zhvilluar shutin”.

Krahas fitores trajneri i Detroitit, Stan Van Gundy, i cili po përballet me këtë problem në shumicën e ndeshjeve, u shpreh: 

Nuk është lojë shahu, ata dëshiruan të faulojnë dhe ne e lejuam këtë. Cila është dëshira e tifozëve për të shikuar ndeshjen, e çka po i sjellim ne”.

TABELA AKTUALE

Detroit Pistons e regjistroi fitoren e 23-të, krahas 19 humbjeve, derisa Houstoni ka bilianc prej 22 fitoreve e 22 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA