KOSOVA - BURKINA FASO

Kosova - Burkina Faso, ku dhe kur mund t’i bleni biletat?
22 March, 2022 @9:27
Ndonëse jo në formatin online “për shkaqe teknike”, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që biletat për ndeshjen ndaj Burkina Fasos mund të blihen fizikisht që nga dita e sotme (22 mars).
Shitja e biletave për ndeshjen në fjalë do të fillojë nga sot në ora 13:00. Dy pikat ku mund të blihen fizikisht biletat janë dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).
Ndeshjen ndaj Burkina Fasos Kosova e luan më 24 mars në “Fadil Vokrri” në ora 18:00.