KOSOVA
Më së paku shënime, më së shumti pikë të pranuara
19 February, 2021 @18:04
Përfaqësuesja e Kosovës dje pësoi nga Luksemburgu me rezultat 88-98, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.
Për momentin Kosova është skuadra me më paku shënime (382 pikë) dhe me më së shumti pikë të pranuara (434 pikë) në Grupin B me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.
Si e fundit në grup aktualisht Kosova ka 382 pikë të shënuara dhe 434 të pranuara, derisa të gjitha ekipet tjera kanë bilans më të mirë.
Islanda si lidere e vemtja është me mbi 400 pikë të shënuara në 5 ndeshje, 431. Ndërsa pos Kosovës, 400-pikëshin e pranuar, e ka kaluar edhe Luksemburgu, 409.
Për të siguruar kualifikimin tutje, Kosova duhet të fitojë patjetër ndeshjen e radhës kundër Sllovakisë që do të luhet nesër, si dhe të shpresojë në humbjen e Luksemburgut përballë Islandës.
Kosova me Sllovakinë do të luhet më 20 shkurt në Prishtinë nga ora 19:00.