SUEDIA

Kosova vs. Suedia, në fushë edhe Zlatan?
6 March, 2021 @10:58
Për herë të parë që nga viti 2016, Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet të luajë për Suedinë!
Kështu bën të ditur gazeta suedeze Fotbollsdirekt, e cila shkruan që për të qenë gati për Kampionatin Evropian në verë, Zlatan fillimisht do të luajë për Suedinë edhe në ndeshjet e saj gjatë muajit mars.
Gjatë këtij muaji, Suedia i zhvillon ndeshjet e saj në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror të vitit 2022, e njëra prej atyre ndeshjeve është pikërisht ndaj Kosovës më 28 mars.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE
Në rast se rikthimi i Zlatanit në përfaqësuesen suedeze zyrtarizohet, sulmuesin e famshëm më shumë gjasë do ta shohim në fushë ndaj Kosovës në Prishtinë.