Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D

Kozuvi, vazhdon me fitore

balkanleague.net

Kozuvi, vazhdon me fitore


4 February, 2015 @7:47

Kozuvi i Gjevgjelisë ka vazhduar me fitore në Balkan League. Ekipi maqedon ka nisur edhe fazën e dytë me fitore, duke e mposhtur Sutjeskën shumë të mirë, krejt në fund. 

Kozuv, morri për herë të parë epërsinë në fund të ndeshjes, që i mjaftoi për fitore. E Sutjeska mbante epërsinë që nga fillimi, derisa në fund u dorëzua përballë vendasve. 

Aleksej Nesovic dhe Filip Sepa ishin koshashësnuesit më të mirë te Kozuvi me nga 15 pikë të shënuara, derisa Drasko Albijanic regjistroi 12 pikë e 7 kërcime tjera. 

Te Sutjeska, Nikola Pavlicevic me 19 pikë e 5 asistime si dhe Radosav Spasojevic me 16 pikë tjera ishin ndër më të dalluarit. 

Kozuv, tani ka 3 fitore e asnjë humbje në Grupin D, derisa Sutjeska bëhet me bilanc 1 fitore e 2 humbje. 



FAKTE:

-Kozuv ende nuk ka përjetuar humbje në BIBL këtë stinor
-Kjo është fitorja e nëntë me radhë e Kozuvit në kuadër të këtij stinori në BIBL


TABELA AKTUALE E GRUPIT D:

1 KOZUV 3-0 6 pikë
2 SUTJESTKA 1-2 4 pikë
3 RILSKI SPORTIST 1-1 3 pikë
4 SIGAL PRISHTINA 0-2 2 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League