LEOTRIM KRASNIQI

Krasniqi: Pësuam gola të lehta, ishte i vështirë rikthimi në lojë
13 March, 2021 @15:37
Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, e komentoi ndeshjen mes Besës dhe Llapit, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 1-4.
Krasniqi në intervistën e tij për kanalin transmetues të ndeshjes, Artmotion, tha se Llapi ishte më kërkues për fitore, ndërsa skuadra e tij pësoi gola të lehta.
“Ekipi i Llapit e dëshiroi fitoren më shumë. Ishte më kërkues, edhe pse ne u munduam të jemi në nivel të lojës, ashtu siç e kërkon Superliga. Po pësojmë gola lehtë dhe normalisht që ekipi po thehet dhe po bëhet vështirë më pastaj rikthimi në lojë”, tha ai.
Ndërkaq lidhur me rastin e minutës 59’ kur Llapi fitoi penallti, Krasniqi nuk deshi të komentojë se ai ishte apo nuk ishte, duke thënë se kjo nuk është në natyrën e tij për ta vlerësuar.