DRENICA BINDËSE, UKA "VRASËS"

Kreshik Uka me hat-trick, Drenica përforcohet në krye
14 April, 2025 @22:04
Drenica ka shtuar dallimin në krye të tabelës ndaj ndjekësve në luftë për Superligë, pasi që falë disponimit të Kreshnik Ukës sot, ka fituar bindshëm ndaj Trepçës, Drenica - Trepça 3-0 [Kreshnik Uka 14’, 22’, 61’]. Pas ndeshjes, kapiteni Shkëlzen Lushtaku ia dhuroi topin Ukës, si dhuratë i hat-trickut të tij, derisa Bylbyl Sokoli fesoi fitoren si vendas me kuqezinjtë prej se rimori drejtimin e ekipit.
Trepça në anën tjetër u këndell vonë. Shënoi dy herë pas tre golave të pranuar, por vija e mbrojtjes së Drenicës qëndronte në vend, ndërsa vendimet e gjyqtarëve për ofsajd, u panë që ishin të sakta dhe ndeshja përfundoi me dallim tregolësh të drenicakëve, karshi Trepçës së drejtuar nga Edi Martini!
Kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të stinorit, Drenica është me 45 pikë në vend të parë pas 22 ndeshjeve të luajtura. 5 pikë më shumë ka Drenia sesa ndjekësit. Trepça e pesta në renditje është me 35 pikë dhe mbetet larg sigurimit direkt të Superligës, dhe shpresa e vetme e saj mbetet barazhi, por do të duhet të shpresojë që tre skuadrat mbi te të bëjnë gabime të mëdha.