Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS - KUJTESË

Ku u organizuan 4 Final Four’at e fundit?

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Ku u organizuan 4 Final Four’at e fundit?


30 January, 2016 @23:13

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) tash e dy vjet është duke hapur konkurs për organizimin e Final Fourit të Kupës së Kosovës në basketboll. 

Kësaj radhe është përcaktuar që të mbahet në datat 12 dhe 14 shkurt, ku më 12 shkurt do të luhen gjysmëfinalet, ndërsa më 14 shkurt, finalet (meshkujt dhe femrat). 

Në vitet paraprake Final Four ka qenë i organizuar në këto qytete: 

Final Four 2012, stinori 2011/12

Në vitin 2012, Peja (KB Peja) ishte organizatore e Final Fourit të Kupës, ku triumfoi Trepça, duke e mposhtur Bashkimin në finale.  Në gjysmëfinale Trepça me treshen e atëhershme Drilon Hajrizi- Jaleel Nelson- Emir Zimic kishte mposhtur Sigal Prishtinën, ndërsa Bashkimi me Samir Shaptahovicin dhe Roland Little, kishte kaluar Pejën për të arritur në finale. 

Final Four 2013, stinori 2012/13

Në vitin 2013, Prizreni (KB Bashkimi) ishte organizator i Final Fourit të Kupës, ku triumfoi Sigal Prishtina, duke e mposhtur Pejën në finale. Sigal Prishtina kishte mposhtur Trepçën, ndërsa Peja me Dardan Berishën lider kishte mposhtur Bashkimin e udhëhequr nga Kejuan Johnson e Mark Dawson, rrugës për finale.

Final Four 2014, stinori 2013/14

Në vitin 2014, Gjakova ishte organizatore e Final Fourit të Kupës, ku triumfoi Sigal Prishtina, duke e mposhtur Bashkimin në finale. Sigal Prishtina me Dardan Berishën dhe vëllezërit Rugova kishte fituar ndeshjen gjysmëfinale në tavolinë, pasi që Peja me Fred Housin e madh ishte tërhequr nga gjysmëfinalja, pas vendimit të kryetarit të klubit. E Bashkimi mposhti lehtë me Valentin Spaqin e Rickey Youngun befasinë pejane, Besa. 

Final Four 2015, stinori 2014/15

Kurse në vitin 2015, Suhareka (KB Ylli) ishte organizatore e Final Fourit të Kupës, ku triumfoi Peja, duke e mposhtur Sigal Prishtinën në finale. Sigal Prishtina kishte mposhtur në gjysmëfinale Trepçën. Ndërsa Peja me Nic Wise’in preciz kishte kaluar befasinë Ylli, që përveç Urim Zenelajt kishte treshen amerikane Najee White - Charles Hammork dhe Derrick Washington.

Final Four 2016, stinori 2015/16

Në Final Fourin 2016 do të marrin pjesë: mbrojtësi i trofeut të Kupës së Republikës, KB Peja, kampioni aktual KB Sigal Prishtina, KB Bashkimi (që vitin e kaluar nuk ishte pjesë e Final Fourit) si dhe KB Trepça. 


 
Të gjitha lajmet nga