TË SIGURTË

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Kur duhet më së shumti, Prishtina fiton
4 February, 2015 @18:26
Sigal Prishtina ka shkëlqyer sonte në Samokov Arena të Bullgarisë për të mposhtur Rilski Sportistin, që njihet si ekip që nuk dorëzohet lehtë në vend.
Por kjo e dhënë, nuk i ka bërë fare përshtypje Prishtinës, që udhëtoi në Bullgari pas tre humbjeve me radhë - duke kërkuar fitoren e parë në fazë të dytë të grupeve të Balkan League.
Fitorja e parë e vitit
Bardhekaltërit në çdo çerek me mbi 20 pikë të shënuara, ka bërë që Marjan Ilievski si trajner, të regjistrojë fitoren e parë në Balkan League me Prishtinën.
Dardan Berisha ka qenë i pandalshëm për ekipin bullgar duke shënuar mbi mesataren e tij. Jordan Hulls dhe Edin Bavcic, gjithashtu kanë kryer punën e tyre mjaft mirë për t’ia sjellë fitoren e parë të vitit 2015 në BIBL prishtinasve.
Nën dirigjim të Dardanit
Dardan Berisha me 34 pikë, 5 asistime e 4 kërcime është treguar i pakapshëm për kundërshtarin. Edin Bavcic me double-double, thuajse të zakonshëm të tij, 15 pikë e 14 kërcime si dhe Jordan Hulls me 14 pikë, 2 asistime dhe 6 kërcime - kanë qenë kryesorët në fitore, derisa pragun e pikëve dyshifrore ka kaluar edhe Julius Mavunga, me 12.
Te ekipi bullgar, Todor Todorov, nga banka, i kontribuoi më së shumti ekipit të tij, duke shënuar 16 pikë e 9 kërcime. Vernon Taylor me 13 dhe Zlatin Georgiev me 12 ishin, dy të tjerët e vetëm nga ekipi i Rilskit që shënuan pikë mbi dyshifrore.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Prishtinës në fazën e dytë për Sigal Prishtinën dhe tani ka bilanc 1 fitore dhe 2 humbje në fazë të dytë, derisa Rilski që nisi me 1-1 këtë fazë, tani është nën Prishtinën me 1 fitore e 2 humbje, përkundër se me pikë të njejta.
TABELA AKTUALE E GRUPIT D:
1. KOZUV | 3-0 | 6 pikë | |
2. SIGAL PRISHTINA | 1-2 | 4 pikë | |
3. SUTJESKA | 1-2 | 4 pikë | |
4. RILSKI SPORTIST | 1-2 | 4 pikë |
Statistikat individuale Rilski Sportist
1 | Todor Todorov | 16 pikë | 9 kërcime | |
2 | Vernon Taylor | 13 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
3 | Zlatin Georgiev | 12 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
4 | Yordan Bozov | 9 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
5 | Darin Ivanov | 8 pikë | 2 kërcime | |
6 | Julian Norfleet | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Simeon Iliev | 4 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Zarko Rakocevic | 2 pikë |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 34 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
2 | Edin Bavcic | 15 pikë | 14 kërcime | 2 asistime |
3 | Jordan Hulls | 14 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Julian Mavunga | 12 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
5 | Edmond Azemi | 8 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Blerim Mazreku | 6 pikë | 1 kërcim | |
7 | Julius Coles | 3 pikë | 4 kërcime | |
8 | Nikola Vucurovic | 2 pikë | 4 kërcime |