SIGAL PRISHTINA

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Fitorja, për këndellje
4 February, 2015 @9:11
Ekipi i Sigal Prishtinës, që siguroi shumë heret kualifikimin në fazën e radhës të BIBL, ndërsa përfundoi në pozitën e katërt të Grupit B, nis sonte aventurën për pjesën e dytë të stinorit.
Pa fitore të trashëguara, e renditur në vendin e fundit të Grupit D, ekipi i Marjan Ilievskit, do të kërkojë asgjë tjetër përpos fitores në Bullgari ndaj Rilskit.
Për fitoren e parë të vitit
Basketbollistët e Sigal Prishtinës janë dukur në disponim të mirë në udhëtim e stërvitje para ndeshjes.
Sigal Prishtina do të nis Grupin D me bilanc 0-2, të trashëguara nga Grupi B dhe do t’i duhet më shumë se uji, fitorja sonte në Samokov të Bullgarisë ndaj Rilskit, që është skuadër shumë e papërshtatshme.
Ky ekip i Sigal Prishtinës është bashkë për gati një muaj dhe tashmë, lojtarët duhet të jenë sadopak të adaptuar me njëri-tjetrin në skuadër, që duhet të ndikojë pozitivisht në rezultat.
Sa ishte në grup me Pejën, Rilski, mposhti dy herë ekipin pejan. Ata kanë treguar se janë të fortë si ekip dhe nuk varen nga individë.
Nikoqiri, i papërshtatshëm
Bullgarët nisin aventurën në Grupin D me bilanc 1-1 dhe gjithashtu kërkojnë kualifikimin e mëtutjeshëm.
Rilski gjithashtu njihet si nikoqir i papërshtatshëm, pasi që ka humbur vetëm një ndeshje gjatë këtij stinori si vendas, duke i fituar të gjitha të tjerat.
Sigal Prishtina ka regjistruar tre humbje me radhë në fazën e parë grupore të Balkan League, pas bilancit 4-1.
Ata nuk kanë shënuar fitore në BIBL që nga xhiroja e gjashtë, kur kishin mposhtur Vllazninë në Shkodër (9 dhjetor 2014).
Sidoqoftë, Sigal Prishtinës suksese sonte!
RRJEDHA E FAZËS SË PARË GRUPORE
FAKTE:
-Trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, ende nuk ka shijuar fitore në BIBL. | |||
-Sigal Prishtina nuk ka shijuar fitoren në tre ndeshjet e fundit të BIBL. | |||
-Fitorja e fundit e Sigal Prishtinës në BIBL është shënuar më 9 dhjetor 2014 ndaj Vllaznisë në Shkodër. |
TABELA AKTUALE E GRUPIT D:
1 | KOZUV | 3-0 | 6 pikë | |
2 | SUTJESKA | 1-2 | 4 pikë | |
3 | RISLKI SPORTIST | 1-1 | 3 pikë | |
4 | SIGAL PRISHTINA | 0-2 | 2 pikë |