Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS

Lehtë ndaj mbretërve

Lehtë ndaj mbretërve


4 February, 2015 @10:22

Luftëtarët e trajnerit, Steve Kerr, arritën ta shënojnë fitoren e radhës kundër Sacramento Kings.

Në çerekun e parë, edhepse ishin në disavantazh, Warriors, pas një serie të shkëlqyer, kaloi në epërsi dhe nuk e lëshoi më deri në fund të ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me rezultat 121-96, ku shkëlqeu Stephen Curry me 28 pikë, 9 asistime, 5 kërcime dhe 3 topa të vjedhur. 

Për t’i arritur të gjitha këto shifra, Curryt i mjaftuan 28 minuta.

Në anën tjetër, 26 pikët dhe 11 kërcimet e DeMarcus Cousins, nuk mjaftuan për Sacramenton.

Kjo ishte fitorja e 38-të e Golden State, të cilët i kanë vetëm 8 humbje dhe gjenden në krye të Perëndimit.


Video

Alley oop nga Curry



 
Të gjitha lajmet nga NBA