Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Lakers fiton derbin ndaj Bostonit

Lakers fiton derbin ndaj Bostonit


31 January, 2021 @9:55

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, ka fituar derbin kundër Boston Celtics me rezultat të ngusht 95-96.

Koshashënuesi më i mirë te Lakers ishte Anthony Davis me 27 pikë. Ai luajti edhe me 14 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Lebron James me 21 pikë, 7 kërcime e 7 asitime.

James ka shënuar 4 herë nga vija e treshit dhe është ngritur në pozitën e 13 në histori të NBA-së me 1 mijë e 934 treshe të shënuara.

Te Bostoni u dalluan Jaysn Tatum me 30 pikë dhe Jaylen Brown me 28 pikë të tjera.

Lakers me 15 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore, kurse Boston me 10 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e pestë në Konferencën Lindore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA