Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS - LAKERS

Lakers i pakapshëm, seria ngritet në 8

Lakers i pakapshëm, seria ngritet në 8


26 November, 2019 @10:29

Forma e mirë e Los Angeles Lakersit, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër San Antonio Spurs.

Lakersat i mposhtën Spursat me rezultat 104-114.

Gjashtë lojtarë te Lakersat luajtën me pikë dyshifrore, derisa më i dalluari si zakonisht ishte LeBron James. King James shkëlqeu me 33 pikë, 14 asistime e 3 kërcime, derisa mori ndihmë edhe nga Anthony Davis me 19 pikë e 12 kërcime.

Në anën tjetër te Spursat u veçuan LaMarcus Aldridge me 30 pikë dhe DeMar DeRozan me 24 pikë të tjera.

Los Angeles Lakers aktualisht është skuadra me më së paku humbje (2), derisa me 15 fitore gjenden në krye të Konferencës Perëndimore. Lakers në 8 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA