BASHKIMI
BOROZANI
Lali operohet me sukses
19 February, 2015 @20:52
Njëri prej basketbollistëve më të mirë të skuadrës së Bashkimit në këtë stinor, Endrit Hysenagolli, sot ka kaluar me sukses operimin e tij.
Lajmin e ka konfirmuar për Borozani.com anëtari i kryesisë te klubi prizrenas, Shpend Kume, i cili shtoi se operimi është kryer në Kroaci, kurse ende nuk dihet saktësisht se sa do të jetë kohëzgjatja e mungesës së tij për skuadrën e Bashkimit.
Endriti e kishte lënduar tetivën gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës kundër Yllit në Suharekë më 11 shkurt. Qendra tiranase këtë stinor ka regjistruar mesatare prej 14.6 pikëve dhe 8.4 kërcimeve për ndeshje në Superligë.