TRANSFER

Foto: Pinterest
Lazio nuk do ta blejë kartonin e Pereira
3 March, 2021 @14:00
Lazio nuk pritet të nënshkruaj marrëveshje permanente me mesfushorin Andreas Pereira, i cili është i huazuar nga Manchester United, shkruan Goal.com.
United kërkon rreth 30 milionë euro për brazilianin, i cili iu bashkua Lazios verën e kaluar në formë të huazimit, ndërsa kjo shumë duket të jetë e papranueshme për ekipin romak.
Si rrjedhojë, ai pritet të kthehet në Old Trafford në fund të këtij stinori.
Pereira ka 15 paraqitje dhe 1 gol me fanellën e Lazios këtë edicion në Serie A.