MEDIA

REUTERS
LeBron kthehet në shtëpi, në Cleveland
11 July, 2014 @18:44
Katër vjet pasi që e la ekipin ku ia nisi karrierës në NBA, Cleveland Cavaliers, Lebron James ka vendosur të kthehet aty.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ylli i deritashëm i Miami Heat, Lebron James, në një intervistë për Sports Illustrated - që u titullua “Po kthehem në shtëpi”.
“Ohio Veriore është më e madhe se basketbolli. Këtë nuk e kam ditur katër vite më parë, tash po. Kur e lëshova Clevelandin, isha në mision. Kërkoja tituj dhe i fituam dy. Por, Miami këtë ndjenjë e ka ditur. Qyteti ynë nuk e ka përjetuar këtë ndjenjë shumë-shumë kohë. Qëllimi im është që të fitojë edhe më shumë tituj. Por ajo më e rëndësishmja është që t’ia sjelli trofeun Ohios Veriore,” është cituar të ketë thënë njëri ndër basketbollistët më të mirë të kohës në NBA, nga revista në fjalë.
“Ohios Veriore asgjë nuk i është dhënë. Asaj vetëm i janë marrë gjërat. Duhet të punosh që të kesh. Jam i gatshëm për ta pranuar sfidën. Po kthehem në shtëpi…” ka thënë mes tjerash James, ka transmetuar në një lajm orë më parë kanali televiziv Eurosport.