Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Lehtë në gjysmëfinale

BOROZANI/D.S.

Lehtë në gjysmëfinale


1 March, 2016 @20:32

Shumë më lehtë sesa që kanë pritur, basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë arritur të shënojë fitore ndaj Kozuvit maqedon për të siguruar gjysmëfinalen e ligës ballkanike. 

Ekipi i Antonis Constantinidesit është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar, ndërsa që nga çereku i parë është vërejtur dominimi i fuqishëm i bardhekaltërve në ndeshje dhe probleme në vazhdim nuk ka pasur, derisa kanë arritur lehtë te fitorja. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Mohamed Abukar ka qenë në element sonte, duke shënuar 22 pikë, 4 kërcime e 4 asistime në fitore, ndërsa janë dalluar edhe Andrew Warren me 14, Dardan Berisha me 10 si dhe Jason Washburn me 10 pikë e 8 kërcime në fitore. 

Te ekipi i Marjan Ilievskit më i dalluar ka qenë Radulovic me 22 pikë të shënuara, por lojës së tij askush nuk arriti t’i ndihmojë te skuadra e Kozuvit, ku asnjëri nga basketbollistët as që arriti të realizojë pikë dyshifrore.

Sigal Prishtina tashmë ka siguruar gjysmëfinalen e BIBL pasi që ka arritur edhe fitoren e katërt nga katër ndeshjet e para në Grupin D, ndërsa për vendin tjetër që çon në gjysmëfinale do të luftojnë Peja, Levski e Kozuv. 



Statistikat ekipore

SIGAL PRISHTINA KOZUV
Çereku i parë 17 8
Çereku i dytë 22 11
Çereku i tretë 20 18
Çereku i katërt 15 19
Kërcime 31 37
Asistime 22 12
Bllokada 1 0
Topa të vjedhur 15 13
Topa të humbur 16 22
Tentime për tre pikë 6/22 (27%) 5/27 (18%)
Tentime për dy pikë 23/38 (60%) 17/33 (51%)
Gjuajtje të lira 10/13 (76%) 7/12 (58%)


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Mohamed Abukar 22 pikë 4 kërcime 4 asistime
2 Andrew Warren 14 pikë 4 kërcime 4 asistime
3 Dardan Berisha 10 pikë 4 kërcime 8 asistime
4 Jason Washburn 10 pikë 8 kërcime 1 bllokadë
5 Willie Kemp 5 pikë 2 kërcime 4 asistime
6 Blerim Mazreku 4 pikë 6 kërcime -
7 Rinor Peci 3 pikë - -
8 Stanimir Marinov 2 pikë 1 kërcime 1 asistime
9 Edmond Azemi 2 pikë 1 asistim -
10 Gazmend Sinani 2 pikë 1 kërcim -


Statistikat individuale te Kozuv

1 Aleksandar Radulovic 22 pikë 16 kërcime -
2 Stojan Gjuroski 9 pikë 8 kërcime 5 asistime
3 Vladimir Brchkov 7 pikë 2 kërcime 1 asistime
4 Ryan White 5 pikë 4 kërcime 3 asistime
5 Aleksandar Sterjov 4 pikë 2 kërcime -
6 Daniel Nacevski 3 pikë - -
7 Goran Glavchev 3 pikë 2 kërcime 3 asistime
8 Apostoli Apostolov 2 pikë 2 kërcime -
9 Aleksej Nesovic 1 pikë - -

 
Të gjitha lajmet nga