ALARM
Lëndohet Ajeti, lë stërvitjen në gjysmë
23 March, 2017 @20:26
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti, nuk ka arritur ta përmbyllë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Italisë.
Futbollisti është lënduar në kavilje që në minutat e para të stërvitjes dhe menjëherë është larguar nga fusha, duke e lënë stërvitjen në gjysmë, bën të ditur Panorama Sport.
Se sa është serioz ky lëndim, pritet të mësohet në ndërkohë, pas kontrolleve mjekësore.