Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS ADVANCE

Leonard 31, Spurs 2-1

Leonard 31, Spurs 2-1


7 May, 2016 @8:57

San Antonio Spurs ka mposhtur për të dytën herë në seri Oklahoma City Thunderin për të marrë epërsinë 2-1 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

Kawhi Leonard ka marrë një top kritik në sulm pas shutit jo të saktë të LaMarcus Aldridgeit, për të nxjerrë dy gjuajtje të lira për Tony Parkerin në fund të ndeshjes që hapi rrugën për fitore të mamuzave.

Leonard përfundoi ndeshjen me double-double prej 31 pikëve dhe 11 kërcimeve.

“U hodha në tabelë, kërceva dhe e morra,” - kanë qenë fjalët e heroit të ndeshjes që e nxorri topin në të mirë të ekipit të tij në sulm, që çoi te fitorja.

SKEMA E PLAYOFFIT

Dallimi në ndeshje, veçanërisht në rezultat ka qenë në çerekun e parë kur Spurs doli 7 pikë në epërsi. Në çerekët tjerë Thunder fitonte me 2 pikë ose përfundonte baraz për të dhënë 100-96 përfundimtare.

“Zemërthyese,” - ka thënë ylli i Oklahomës, Kevin Durant, pas ndeshjes.

“Kemi luajtur mbrojtje të mirë. Kemi qenë 7 pikë pas tyre. Në fund e sollëm në vetëm 2 pikë. Detyruam Aldridgein të mos shutojë saktë, por topi si duket në fund iu ngjit në dorë Leonardit. Ai kishte kapur pozitën më të mirë për të nxjerrë atë top,” ka shtuar Durant.

Ndeshja e katërt mes ekipeve në fjalë do të zhvillohet të dielën në Oklahoma City.


 
Të gjitha lajmet nga NBA