RAPTORS - CLIPPERS

Leonardi merr unazën, e mposht ish-skuadrën
12 December, 2019 @11:07
Super ylli i Los Angeles Clippersave, Kawhi Leonard, për herë të parë pas transferimit të tij nga Toronto, është takuar me ish-skuadrën e tij në “Scotiabank Arena”.
Në NBA nëse një skuadër është shpallur kampione, në stinorin tjetër në ndeshjen e parë në shtëpi i dorëzohen unazat lojtarëve, e nëse ndonjë lojtar është larguar nga skuadra kampione, unaza atij i ipet në ndeshjen e parë qe ai e luan si kundershtar i kampionit.
Kawhi Leonard e mori unazën në fillim të ndeshjes, derisa nuk kishte mëshirë ndaj ish-skuadrës së tij në parket.
Clippers e mposhti Toronton me rezultat 92-112, kurse më i miri ishte Leonardi. Ai luajti me 23 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.
Te Raptors u dallua Pascal Siakam me 24 pikë e 4 kërcime.
Clippers me 19 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, derisa Toronto me 16 fitore e 8 humbje është në pozitën e pestë në Lindje.