PRISHITNA - YLLI

Prishtina ndërprenë serinë e Yllit, e vazhdon të sajën
11 December, 2019 @21:11
Ndeshja e mbetur e xhiros së nëntë në Superligë, në mes të Prishtinës dhe Yllit, përfundoi me fitoren e skuadrës nga kryeqyteti me rezultat 92-84.
Prishtina pjesa e parë e mbylli me 16 pikë epërsi (54-38), derisa Ylli në pjesën e dytë, 4 minuta para përfundimit të ndeshjes epërsinë e zvogëloi deri në një pikë, por lojtarët e Prishtinës e kërkuan fitoren më shumë dhe me mbrojtje të fortë e më sulme të suksseshmë arritën ta ndërprejnë serinë prej 6 fitoreve të Yllit.
Fahro Alihodzic ishte më i miri te Prishtina me 29 pikë e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 20 pikë e 10 asistime, Edmond Azemi me 18 pikë dhe Fisnik Rugova me 14 pikë të tjera.
Te Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 21 pikë, Jameel McKay me 20 pikë e 14 kërcime dhe Samir Zekiqi me 12 pikë.
Prishtina nuk është duke pësuar në gjashtë ndeshjet e fundit në Superligës, derisa Ylli e shijoj humbjen pas gjashtë fitoreve rresht.
Me këtë fitore, Prishtina ngritet në pozitën e dytë me 25 pikë sikurse Bashkimi, derisa Ylli gjendet në pozitën e katërt me 24 pikë.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Bashkimin, kurse Ylli me Pejën.