RISI TE PEJA
TOPSPORTI/ A. P.
Peja regjistron amerikanin e radhës në ekip
10 December, 2019 @22:06
Skuadra e Pejës, që këtë stinor u rikthye në Superligë dhe po merr pjesë edhe në garat e BIBL-it, ka paraqitur për regjistrim një basketbollist të ri në skuadër.
Nigel Armoni Johnson është basketbollist i ri i Pejës, që është paraqitur nga klubi verdhezi për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Johnson është 185 centimetra i gjatë dhe peshon 86 kilogramë, ndërsa luan në pozitën e playmakerit. Amerikani në fjalë në stinorin ekaluar ka qenë pjesë e Canton Charge në G League të SHBA-ve, ku ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje, ndërsa ka regjistruar mesatare prej 16 pikëve për ndeshje, 3 kërcimeve dhe 2 asistimeve.
Johnson do të ketë të drejtë të luajë për ekipin, posa të kompletohet dokumentacioni i tij për regjistrim në FBK.