VJOSA FITON ME TRAJERIN E RI

Leotrim Krasniqi debuton me fitore te Vjosa
19 February, 2023 @20:49
Trajneri i ri i Vjosës, Leotrim Krasniqi, që ishte ndarë me Drenasin pas xhiros së XIII ka debutuar me fitore te ekipi i tij i ri.
Vjosa ka shënuar fitore ndaj Ramiz Sadikut, ndërsa festa ka qenë e madhe pas fitores, derisa ekipi nga Shtimja pret që të ngritet edhe më në renditje.
Vjosa mposhti Ramiz Sadikun 3-1 [Drin Ymeri 25, 76, Albion Shurdhiqi 35 - n.n.] ku goli i parë u asistua nga Bashkim Selimi, i dyti nga Eron Fejzullah, ndërsa i treti nga Përparim Livoreka.
Vjosa me fitore është në vend të pestë me 23 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Ramiz Sadiku i parafundit, me 11 pikë nga po aq ndeshje.